Sulmi i sotëm shumë pranë një zone turistike siç është Champs Elysees kthen frikën dhe terrorin për qytetarët e Parisit, që janë goditur edhe herë të tjera nga aktet terroriste.

Sipas të dhënave të policisë nuk është sqaruar ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo për një krim. “Po zhvillohen hetime të hollësishme për të kuptuar natyrën e sulmit, nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo për një krim”,- thanë zyrtarë të policisë.

Deri më tani raportohet për një polic të vrarë, bashkë me njërin nga atentatorët, pasi siç deklarojnë dëshmitarët, ishin dy personat që hapën zjarr.

3F6DF56400000578-4429938-image-a-34_1492717857309

Dëshmitarët e parë në vendngjarje thonë se bëhet fjalë për një sulm të dhunshëm, kur persona ende të paidentifikuar nisën të qëllonin me kallashnikov, përpara turmës së njerëzve përpara një dyqani “Marks & Spencer”, shumë pranë Champs Elysees, një nga atraksionet turistike të Parisit.

Zëdhënësja e policisë së Parisit, Johanna Primevert tha se sulmuesi kishte në shënjestër policinë që ruante zonën pranë stacionit të metrosë Franklin Roosevelt të enjten mbrëma, në qendër të rrugës së populluar me turistë.

Një numër i madh oficerësh policie janë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat franceze. Një helikopter është parë duke fluturuar në një lartësi të ulët mbi Paris, teksa departamenti i policisë lokale i kërkoi njerëzve që të “shmangnin zonen e Champs Elysees” dhe të ndiqnin udhëzimet e policisë.

170420155644-02-champs-elysees-shooting-0420-overlay-tease

Një dëshmitar, i tha stacionit televiziv francez BFM se dëgjoi të shtëna, pa trupa njerezish të shtrirë në tokë dhe zonën që u evakuua shpejt nga policia.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb