Athinë-Deputetët grekë pas orësh të gjata diskutimesh në parlament kanë vendosur të mbështesin planin e reformës së shpëtimit.

Parlamenti i Greqisë ra dakord për një paketë të reformave ekonomike të propozuara nga qeveria e cila synon t’i japë fund të krizës së borxhit të vendit.

Në një debati i cili zgjati deri në orët e para të së shtunës, kryeministri Aleksis Tsipras pranoi dhe disa propozime anti-shtrënguese nga partia e tij.

Tsipras u shpreh se “është një detyrë kombëtare për të mbajtur njerëzit tanë të gjallë dhe në eurozonë”. Ndërkohë që propozimet do të studiohen më vonë nga ministrat e financave të eurozonës.

Burime ng BE thonë se kreditorët e Greqisë – Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – besojnë se plani është pozitiv.

Zyrtarët e eurozonës pritet gjithashtu të diskutojnë disa nga kërkesat greke për riplanifikimin e borxhit

Tsipras kërkon 53.5 miliardë euro ( 59.47 $) për të mbuluar borxhet e Greqisë deri në vitin 2018. Në këmbim të kësaj pakete shpëtimi Tsipras ka planifikuar një rregullim të pensioneve, rritjen e taksave dhe privatizime.

(g.b.BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: