ATHINE- Parlamenti i Greqisë do të votojë ditën e sotme për një paketë të dytë të reformave të nevojshme për të siguruar marrëveshjen e saj të shpëtimit. Kjo paketë është e nevojshme në këmbim të ndihmës prej 86 mld euro.

Nëse deputetët miratojnë reformat financiare dhe gjyqësore, Greqia do të jetë në gjendje të shkojë përpara me negociatat për një paketë shpëtimi prej 86 miliardë eurosh nga kreditorët e saj.

Kryeministri grek Alexis Tsipras duke u drejtuar deputetëve është shprehur se “fati i vendit në euro varet nga vota e tyre”. Votimi pritet të kalojë me mbështetjen e partive opozitare.

Ndërkaq, në rrugët e Athinës vijojnë protestat kundër paketës së masave.

Më 20 gusht Athina duhet t’i paguajë 3.2 mld euro Bankës Qendrore Europiane, ndërsa në shtator duhet t’i paguajë FMN-së këstin 1.5 mld euro.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb