TIRANË- Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me debate. Deputeti i PBDNJ Vangjel Dule ka kërkuar të shtyhet miratimi i projektligjit për minoritetet pasi sipas tij, raporti është dorëzuar dje dhe nuk është shqyrtuar.

Dule tha se projektligji duhet të ishte dorëzuar 3 ditë më parë. Ai deklaroi se po shkelet rregullorja e Kuvendit. Nga ana tjetër maxhoranca tha se është çuar në kohë dhe kërkoi vijimin e rendit të ditës. Në mbështetje të Dules ka qenë edhe PD-ja. Halimi tha se rregullorja është e qartë.

“Deputeti ngriti një shqetësim, bëri një kërkesë, ju lexoi nenin dhe ju argumentoi. Deputeti tjetër nuk lexoi nenin, tha kështu është tradita. Nuk mund ta bëni me arrogancë këtë punë. Merrni rregulloren analizojeni dhe rrëzojeni kërkesën me argument”, tha Halimi.

kuvendi seance plenar e

Por pavarësisht kësaj kreu i parlamentit e hodhi në votim dhe vijoi me rendin e ditës.
“Një deputet pro, një kundër, ta votojmë kush është dakord të dalë nga rendi i ditës dhe kush është kundër”, tha Ruçi duke marrë votat e maxhorancës për vijimin e rendit.

Më pas ka ndërhyrë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha që e akuzoi Ruçin për shkeljen e rregullores.
“Zoti Ruçi po e ktheni nga absurd, në qesharak e tragjik. Rregullorja fare qartë përcakton rregulloren e funksionimit. Detyra jote të zbatosh rregulloren. Fatkeqësi e madhe për vendin. Problemi i burrave e grave që nuk marrin mundimin të mendojnë por edhe problem i Shqipërisë. Nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë, mësoje këtë, zbato rregulloren. Mos i vër kazmën. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar”, deklaroi Basha.

Mes të tjerash kreu i PD-së theksoi se me këto devijime Ruçi po i vë kazmën punimeve në Kuvend. Lideri i opozitës nuk kursye pa akuza edhe kryeministrin Rama, duke lënë të nënkuptuar faktin se mund të jetë udhëzues i kryeparlamanetarit Ruçi.

“Nuk duhet të përdorësh kartonta të një shumice që ka vendosur të jetë e shurdhër dhe para ligjit. Këta burra dhe gra nuk marrin kohë të mendojnë por ngrenë përdorën sa herë ia kërkoni. Ti se ndryshon dot rregulloren me votë. S’e ke këtë pushtet, s’ta ka dhënë njeri ty. As nuk mund ta marrësh. Nuk mund ti vësh kazmën punimeve në parlament. Ndoshta e ke porosit si javën e kaluar. Se s’doni të përballesh. Mos i vër kazmën Kuvendit, zbato rregulloren. Unë nuk marr parasysh nëse ky deputet (Dule) ka të drejtë ose jo. Por se vendos ti këtë me karton. Si zëvendëson dot ti me karton, s’mund ta bësh. S’dua që kjo seancë të degjeneroj si seanca e kaluar falë ndërhyrjes tendë. Duhet ti vihet fre devijimit nga diskutimet me këto truke. Nuk ke të drejt që të devijosh rregulloren me votat e maxhorancës”, tha Basha.

Fill pas akuzave të Bashës, ishte kryeparlamentari Ruçi ai që sqaroi kryetarin e PD-së si dhe opinionin publik lidhur me procedurat që ndjek dhe zbaton Kuvendit. Ai i shpjegoi zotit Basha se çfarë përcakton neni 94.

“Jam i detyruar të sqaroj zotin Basha dhe opinionin publik për vërejtjet që bën dhe hedhjen në votim të zotit Dule. Neni 94 për çështje të procedurës; fjala i jepet menjëherë kur janë çështje të procedurës. Kërkesat që përmbajnë propozime të ndryshe, kërkesat për ndërhyrjen apo shtyrjen e seancave dhe kërkesat e shtyrjes së votimeve. Ndërhyrje të procedurës bëhen shkurtimit dhe pa prekur çështjen. Përveç rasteve kur propozuesi flet 3 minuta, kanë të drejtë të flasin një pro dhe një kundër jo më shumë se 2 minuta. Më pas merret vendim nga Kuvendi me ngritjen e dorës. Kaq sa për sqarim”, pohoi Ruçi.

(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb