SUEDI – Kryeministri suedez, Stefan Lofven, u shpreh se do të thërrasë zgjedhje të parakohshme, pasi parlamenti nuk miratoi buxhetin. Lofven tha se zgjedhjet e reja do të mbahen më 22 mars, pasi në bazë të Kushtetutës nuk mund të thërrasë zgjedhje të reja deri në fund të dhjetorit.

Qeveria suedeze dështoi në miratimin e buxhetit në parlament, pasi ekstremistët e djathtë u bashkuan me opozitën suedeze. Ndërkaq, ekstremistët e djathtë të cilët kanë 49 vende në parlament, duke votuar njëlloj me opozitën e qendrës së djathtë, kanë mundur të rrëzojnë buxhetin me 182 vota kundër, ndaj 153 votave pro.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: