Këshilli Bashkiak i Tiranës ditën e sotme është shoqëruar me debate  për futjen e dy pikave jashtë rendit të ditës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e tij falënderoi Leonard Ollin, i cili dha dorëheqjen nga kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike. Ky i fundit do të vijojë të jetë këshilltar i thjeshtë.

Veliaj gjithashtu i uroi suksese kreut të Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku, që do të zërë vendin e ri të Ollit.

“Dua t’i uroj suskes Çollakut në krye të grupit të PD dhe për sa kohë të bashkëpunojmë duam që të bëjmë më të mirë. Dua të falenderoj dhe z. Olli” tha Veliaj.

Teksa kreu i Bashkisë së Tiranës thoshte se këtë vit ishte marë nota 9.9 për transparencë, në mesin e duartrokitjeve nga ana e këshilltarëve të Partisë Socialiste, janë dëgjuar edhe thirrjet “Parti Enver, jemi gati kurdoherë” nga këshilltarët e PD.

“Për budallallëqe e di unë që jeni gati kurdoherë, po puna është a jeni gati për ndonjë punë..” iu përgjigj Veliaj.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: