Përkundër asaj që pritej Rusia ka befasuar pozitivisht duke siguruar fazën me eliminim direkt në Botëror pas 2 ndeshjeve të para.

Por nëse kthehemi më 14 qershor, ditën që nisi Botërori, nuk ishin të pakët rusët të cilët ironizonin me kombëtaren e tyre për shkak se nuk kishte bindur në asnjë nga miqësoret.

Për momentin të gjithë kritikët e kanë të pamundur të flasin, por edhe nëse diçka të tillë e kanë në plan ta bëjnë në të ardhmen duhet të mendohen mirë.

Kjo sepse partia e Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”, ka vendosur që të aprovojë një ligj, i cili do të ndalë çdo ironi apo tallje ndaj kombëtares, përndryshe përgjegjësit do të gjobiten me 135 euro. “Kombëtarja e futbollit është si ushtria. Ajo ruan krenarinë e një kombi dhe jo vetëm sportive, prandaj kush tallet me të do të gjobitet në varësi të ligjit të ri”, u shpreh deputeti Vitali Milonov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb