MAQEDONI- Partitë shqiptare kanë caktuar kandidatët që do të jenë në garë për të marrë komunat me shumicë shqiptare. 43 kandidatë shqiptarë nga partitë shqiptare do te jenë në garë për të udhëhequr me 16 komuna me shumicë shqiptare. Ndërkohë, çka bie në sy është rikandidimi i deputetit shqiptar, Zijadin Sela. Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor.

Më poshtë, ju sjellim të gjitha komunat dhe kandidatët shqiptarë:
Likovë – Erkan Arifi (BDI),

Çair – Visar Ganiu (BDI), Zekerija Ibrahimi (BESA), Faruk Avdiu (ASH)

Haraçinë – Isuf Bislimi (BDI),

Saraj – Blerim Bexheti (BDI), Bashkim Bakiu (BESA), Ekrem Alija (ASH)

Studeniçan – Femi Jonuzi (BDI), Azem Sadiku (PDSH), Mexhit Imeri (ASH), Rexhep Memedi (BESA)

Zhelinë – Fatmir Izairi (BDI), Blerim Sejdiu (BESA), Reshat Aliu (ASH),

Tearcë – Isen Asani (BDI), Amir Elezi (BESA), Ruhan Iljazi (PDSH), Nevzat Velii (ASH)

Tetovë – Teuta Arifi (BDI), Bilall Kasami (BESA), Bardhyl Dauti (PDSH), Adnan Neziri (ASH)

Bogovinë – Besir Deari (BDI), Elvir Iseni (PDSH),

Bërvenicë – Enver Pajaziti (BDI+PDSH),

Vrapçisht – Isen Shabani (ASH), Rexhep Rexhepi (BESA), Sami Aliu (PDSH),

Gostivar – Nevzat Bejta (BDI), Arben Taravari (ASH), Shpat Iseini (RDK), Sabajdin Izeiri (PDSH), Asaf Ademi (BESA)

Dibër – Ruzhdi Lata (BDI), Xhemail Çupi (BESA), Arben Agolli (ASH),

Dollnen – Eroll Abdiu (PDSH), Xhemil Qamili (BDI), Zekirja Jusufi (ASH)

Kërçovë – Fatmir Dehari (BDI),

Strugë – Ramis Merko (BDI), Ziadin Sela (ASH)
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb