Pak javë më parë një tifoz i Partizanit u bë protagonist duke u futur një bluzë në fushë, ç’ka solli që arbitri t’i mohonte një gol të kuqve. Tifozi i identifikua si Dashi Cara, një person i dalluar për dashurinë e tij të pakufishme për klubin e Partizanit.

Ajo që ka rënë shpesh në sy është se Caran ë çdo ndeshje te Partizanit shoqërohet nga djali i tij me aftësi të kufizuara.

Nga se raportohet së fundmi, klubi i Partizanit është munduar t’i kthejë mbrapsht dashurinë këtij tifozi të përkushtuar. Të kuqtë i kanë ofruar mundësinë djalit të tij për të bërë terapi falas.

Leo ka marrë trajtimin e nevojshme dhe është i ati, Dashi, që nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka falenderuar klubin e Partizanit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb