Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Partizani ‘likuidon’ Luftëtarin, vjen fitorja e dytë radhazi për kryeqytetasit (Video)

saddsds-470x265

Partizani ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 takimin e javës së 6 të Superligës kundër Luftëtarit në “Selman Stërmasi”. Ekipi i drejtuar nga Mark Luliano pasi zhgënjimit në fillimin e sezonit arrin të marrë fitoren e dytë në kampionat dhe ty dytën radhazi pas asaj në Durrës kundër Teutës.

Takimi u zhbllokua në minutën e 28-të pas një krosimi milimetrik të Gerhard Prognit që u shndërrua në gol Sukaj. Të kuqtë e mbyllën me këtë avantazh 45-së minutat e para pavërësisht se dominimi ishte shumë i madh.

Në fraksionin e dytë të lojës do të ishte Trashi që nuk shpërdoron një tjetër krosim të Prognit në minutën e 71-të duke dërguan shifrat në 2-0. Partizani do ta mbyllte sfidën me 10 futbollistë pasi Krasniqi do të ndëshkohej me karton të kuq pas një ndërhyrje në kufijtë e zonës ndaj Bregut që po shkonte i vetëm përballë portierit Hoxha.

Gjithsesi pas 6 javësh në Superligë të kuqtë renditen në vendin e 5-të me 8-të pikë, ndërsa Luftëtari që pëson humbjen e dytë radhazi pas asaj me Kamzës pozicionohet e 9-ta me 5 pikë.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.