Partizani luan sot në “Selman Stërmasi” ndeshjen e javës së 4-t të Kategorisë Superiore ndaj Lushnjës. Të kuqtë e drejtuar nga Mark Iuliano kërkojnë me patjetër fitoren e parë në këtë sezon, ku ende nuk kanë shënuar as edhe një gol.

Nga ana tjetër, pas barazimit përballë Kamzës, Lushnja vjen me një moral më të lartë dhe do të tentojë të bëjë një surprizë në kryeqytet, shkruan “panoramasport”.

Minutë pas minute

69′ Kotobelli tenton me një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi devijohet në goditje këndi.

67′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Adorjan, në fushë Herrera.

67′ Lushnja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ruço, në fushë Magani.

60′ Adorjan tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

59′ Bardhi futet rrezikshëm në zonë dhe tenton të driblojë Spahon, por ky i fundit është i saktë me ndërhyrjen e tij duke i larguar topin nga këmbët.

58′ Batha tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por topi ndalet nga Ruço pranë vijës fatale.

54′ Partizani kryen zëvendësimin e parë. Largohet Xhixhiua, në fushë Skkaj.

46′ Fillon pjesa e dytë. Lushnja luan topin e parë.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

35′ Trashi tenton me një goditje të rrezikshme në formë krosimi nga krahu i majtë, por topi shkon jashtë.

34′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e rrezikshme.

24′ Trashi futet shumë mirë në zonë por gabon në pasimin për Bardhin duke i dhënë shumë forcë topit që del jashtë.

19′ Batha tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

19′ Progni tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës në krah të djathtë, por grushton Spaho.

16′ Bardhi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Spaho.

15′ Vazhdon pa asnjë rast të rrezikshëm takimi në “Selman Stërmasi”.

5′ Kalojnë në qetësi pa raste të rrezikshme minutat e para të takimit.

1’ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

PARTIZANI – LUSHNJA 0-0

Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Trashi, Adorjan (Herrera 67′), Xhixhiua (Sukaj 54′), Bardhi
Trajner: Mark Iuliano

Lushnja:
Spaho, Ruço (Magani 67′), Xhafa, Marku, Mone, Branica, Gava, Papa, Canka, Pepa, Sefa
Trajner: Artan Bano

Gjyqtar:
Ardian Beqiri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: