Partizani ka arritur të fitojë miqësoren e dytë rresht dhe të fundit në kuadër të përgatitjeve të minifazës së janarit në Antalia të Turqisë. Të kuqtë kanë mundur thellë të rinjtë e skuadrës së Gabalës, më saktësisht U-21 me rezultatin 2-6.

Pjesa e parë përfundoi 5-2, ndërsa në fraksionin e dytë, tempi i lojës ra ndjeshëm edhe për shkak të zëvendësime të shumta. Trajneri Sulejman Starova aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, ndërsa golin e vetëm në pjesën e dytë dhe të 6-tin për Partizanin e shënoi sulmuesi i talentuar, Ardit Jaupaj.

Një paraqitje shumë pozitive zhvilloi edhe Mentor Mazrekaj, i cili realizoi dy gola, por edhe Cetkoviç që tregon edhe njëherë se është një “blerje” super për të kuqtë në këtë merkato dimri. Kjo ishte miqësorja e dytë radhazi që Partizani fiton në këtë fazë përgatitjesh në Antalia, pas asaj 2-1 kundër Gabalës.

Partizani-Gabala U21 6-2
Shënues: G. Krasniqi 2’, M. Mazrekaj 5’, 22’ Atanda 28’, Fili 43′, Jaupaj 82’/ Rolan 25’, Elvin 39

Ndërkohë menjëherë pas ndeshjes trajneri I të kuqve, Sulejman Starova, në një prononcim për “super sport” u shpreh: ““Fitorja e sotme na jep siguri. Ishte një lojë e mirë, është një kënaqi e madhe që kemi Mazrekajn në ekip. Është një lojtar i mirë. Kur them që jam i kënaqur, unë e di shumë mirë kush janë vlerat e tij.
starova2-665x500
Është shqetësues fakti që pësuam dy gola edhe pse arritëm të shënonim 6-të. Jam i mërzitur me Atandën për lejimin e sulmuesit kundërshtar. Është më mirë kur shfaqen gabimet, pasi i riparojmë në stërvitje. Kur lojtarët aktivizohen më pak minuta tregojnë që janë më larg skuadrës. Alban Hoxhën e kemi lënë pushim për të angazhuar Xhikën dhe të tjerët. Dëmtimi për Albanin nuk është me problem”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb