Skuadra e Partizanit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për të qenë sa më kompetitive në startin e kampionatit pas pauzës disaditore pushimi për festat e fundvitit. Stafi dhe lojtarët janë grumbulluar në rezidencën e Klubit Hotel “Vila Park” në Tiranë, ku edhe kanë shkëmbyer urimet e rastit me njëri tjetrin për një vit sa më të mbarë , ndërkohë një fjalim të shkurtër ka mbajtur edhe trajneri Duro i cili ka falenderuar të gjithë lojtarët për atë çfarë treguan në gjysmën e parë të sezonit . Të pranishëm në ditën e fiksuar nga klubi kanë qenë prezent të gjithë lojtarët. Me ekipin është bashkuar edhe një nga afrimet e merkatos së Janarit mbrojtësi Gëzim Krasniqi. Përgjatë përgatitjeve intensive në dy javët e programuara nga stafi teknik ekipi do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë , ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe ndeshjet miqësore me skuadra të vendit.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb