Partizani i thotë lamtumirë Europës që në turin e parë. Të kuqtë janë mundur sot 0-1 nga norvegjezët e Stromsgodset duke u eliminuar përfundimisht nga ky kompeticion. Norvegjezët shënuan në minutën e fundit shtesë.

Partizani, ashtu sikurse në pjesën e parë zhgënjehu edhe këtë radhë. Të kuqtë ishin të pafuqishëm përballë norvegjezëve, duke u mposhtur edhe në “Qemal Stafa”. Autori i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Valsvik, i cili shënoi edhe dopietën e ndeshjes së parë në Norvegji, ku Partizani u mposht 3-1.

Në këtë mënyrë, Partizani eliminohet nga Europa League që në turin e parë kualifikues. Më herët, përfunduan takimet e kthimit për turin e parë të Europa League, ku Kukësi ka kaluar me sukses për në turin e dytë, ndërsa Laçi është skualifikuar.
(ed.me/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: