Kur pak pritej, Partizani ka hedhur një hap fals që me shumë mundësi do i kushtoj shumë në luftën për kreun.

Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në “Selman Stërmasi” kundër Laçit. Edhe pse në fushë ishte rreshtuar një skuadër shumë sulmuese, “demat e kuq” ishin të pasaktë për të dërguar topin mbrapa shpinës së Selmanit.

Kurbinasit qëndruan në mbrojtje përgjatë gjithë takimit për të marrë një pikë shprese në luftën për mbijetesë. Kur mbyllet java e 33-të, Laçi renditet i 9-i me 33 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të 8-të.

Ndërsa në anën tjetër, Partizani humbet terren ndaj dy kryesuesve, Kukësit dhe Skënderbeut që kryen më së miri detyrën në sfidat respektive të luajtura dje. Të kuqtë renditen te 3-t me 67 pikë, 1 më pak se Korça dhe 2 më pak se Kukësi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: