Partizani ka zhvilluar sot në orën 13:00 stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Klevis Dalipi në ambientet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.
GJK_3017
Në seancën e sotme me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi Çani i cili ka zhvilluar programin e plotë stërvitor, ndërsa portieri Hoxha edhe pse prezent nuk është përgatitur me grupin sot si pasojë e një dëmtimi të lehtë. Megjithatë gardiani i kuq nuk rrezikon për sfidën ndaj gjirokastritëve.
GJK_3021
Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në program në orën 13:00.

Kujtojmë se ndeshja e javës së 24 të Superligës do të luhet të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb