Ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 kryesfida e javës së dytë në “Superligë” mes Partizanit dhe Kukësit. Në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi” ritmi i lojës ishte i kënaqshëm por të dy skuadrat hasën vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës.

Për Partizanin në këtë sfidë debutoi në “Superligë” nga minuta e parë Edgar Çani i cili nuk arriti të linte gjurmë. Të besuarit e Mark Lulianos ishin më kërkues duke rrezikuar disa herë portën e verilindorëve , por portieri Koliçi në çdo çast ishte i gatshëm për të mbajtur të paprekur portën e tij.

Pas dy ndeshjesh Partizani gjendet në kushte aspak komode me vetëm një pikë të grumbulluar duke u pozicionuar në vendin e parafundit në renditje. Ndërsa Kukësi i bashkëngjitet Skënderbeut në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb