Modeli G-Class që Mercedes pritet së shpejti të nxjerrë në tregë do t’i ngjajë atij të prodhuar në vitin 1979, forma do të jetë i njëjtë, megjithëse të gjitha tjerat do t’i ndryshohen.

Zyrtarë të kompanisë Mercedes, kanë bërë të ditur se modeli ri i kësaj serie, që prezantohet në fund të shtatorit, vjen me shumë risi.

“Forma katrore nuk do të hiqet, por shumë ndryshime do të pësojë pjesa e jashtme së bashku me atë të brendshme”, është thënë lidhur me rastin.

Nuk bëhen të ditura detajet, por makina që është e aftë edhe për terrene të vështira, në të ardhmen mund të ketë më shumë se 416 kuajfuqi ndryshe nga sa ka tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb