TIRANE-Pezullimi nga puna e kryepolicit, skandali i një pajisje përgjimi italiane, e futur në Shqipëri dhe sipas prokurorisë, e përdorur në mënyrë të paligjshme kanë qenë dje kryelajmet në vend e jo vetëm.

Italiani, Blitz Quotidiano shkruan se pajisja Imsi Catcher është kaq e fuqishme, sa mund të përgjojë lirshëm telefonat, pa e vënë re.
“Kjo pajisje është përdorur nga policitë në mbarë botën dhe për shkak se është kaq e fuqishme, i nënshtrohet kontrolleve dhe kufizimeve,” shkruan Blitz Quotidiano.

“Lajmet nga Shqipëria kanë krijuar njëfarë turpërimi në Itali,” vijon më tej shkrimi.
Megjithatë nga Tirana, kryeministri Edi Rama ka sulmuar Prokurorinë e Përgjithshme për këtë hetim. Ndërsa mëngjesin e sotëm, me superlativa ka përshkruar Policinë e Shtetit, nisur nga panairi i hapur nga Ministria e Brendshme.
“Në panairin “48 orë me policinë”, në sheshin “Nënë Tereza” që është transformuar në një hapësire ku për dy ditë me radhë njerëzit mund të shohin nga afër Policinë e Shtetit me gjithë instrumentet e saj si dhe të marrin informacion vizual shumë të përmbledhur historik mbi mjetet dhe uniformat e Policisë.
Së shpejti, do të bëjmë dhe një prezantim madhështor të të gjithë uniformave të reja që do ta përfshijnë edhe Policinë tonë të Shtetit në standardet teknike dhe estetike të policive europiane. Në 32 muaj Polica e Shtetit ka marrë një përmasë dinjiteti, profesionalizmi, qytetarie dhe shërbëtori të munguar të komunitetit e qytetarit. Që nuk do të thotë që ç’ka kemi bërë deri këtu është e mjaftueshme. Por do të thotë se duhet të vazhdojmë vendosmërisht përpara, për të bërë edhe akoma më shumë gjëra që mbeten ende të domosdoshme.
‪#‎Rilindje‬ ‪#‎ShqiperiaeGjeneratesTjeter‬
‪#‎QenteLeTeLehinKarvaniTeEcePerpara‬”, shkruan Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: