TIRANE – Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite kryesinë e saj. Mbledhja do të bëhet në orën 18:00.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së kryesisë do të bëhet analiza dhe organimi i partisë.

Prioritet i mbledhjes është reformimi dhe modernizimi i Partisë Demokratike. Gjithashtu do të bëhet konsultimi për ndryshimet statutore dhe forcimi i rolit të anëtarësisë.

Në muajin korrik, kryetari Basha kërkoi sistemin e primareve për zgjedhjet e ardhshme.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.

“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”,- sqarohet në njoftimin e PD.

Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: