Nga: Prend Shota*

RRËSHEN-
Një tjetër familjeje të varfër, pas apelit në News24 i është ardhur në ndihmë nga Agjencia Kombetare investigative “Stop Krimit”. 6 anëtarëve të familjes Lama në Rrëshen u janë dërguar veshje dhe ushqime.

Nëna Xhemilja thotë se ndihet e lumtur në këtë ditë veçanërish për fëmijët, të cilët do të kenë mundësi t’i gëzojnë festat si gjithe të tjerët.

Familja Lama prej 6 anëtarësh jeton në një dhomë të vetme që dikur shërbente si magazinë e ndërmarrjes industriale në Rrëshen, vetëm me një përkrahje sociale prej 2500 lekësh të rinj, që nuk ju mjaftojnë as për nevoja minimale.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: