TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryeopozitarit Lulzim Basha për dialog, ashtu siç kërkoi më herët edhe ambasadori Donald Lu.

Nuk dimë në Rama mori frymëzim nga ambasadori Lu, por ky i fundit sot deklaroi se drejtësia nuk është vrarë, ndërsa bëri thirrje që palët politike opozita dhe mazhoranca të gjenin gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Me anë të një mesazhi të shkurtër në Twitter, Rama i drejtohet sërish kreut të PD-së dhe e fton të mos ketë frikë nga drejtësia, të vendosë dialogun mbi çdo mjet tjetër politik.

“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia;dialogun mbi çdo mjet tjetër politik;negociatat me BE mbi gjithçka na ndan????”,- shkruan Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: