Nga: Gerilina Kodheli
Pas vetëm pak muajsh në liri të plotë, Stresi e ka gjetur veten sërish në telashe. Reperi i njohur është shpallur në kërkim nga policia, pasi publikoi në rrjetet sociale një video ku shihej duke qëlluar me armë. Por, ndonëse Noizy kishte publikuar një video të ngjashme ditë më parë, i njëjti urdhër ndalimi nuk ishte vendosur për të. Këtë fakt e vunë në dukje shumë adhurues të reperit dhe media, përfshirë edhe motrën e Stresit, Fatjona Lushaj. Kjo e fundit kishte shkruar në rrjetet sociale se: “Në fund të videos është edhe ai tjetri, Noizy, që gjuan me pistoletë 3 herë në ajër! Po ai pse nuk shpallet në kërkim?! Ndyrësirat, as shanse nuk kanë t’i afrohen”. Por, duket se qëllimi i motrës së Stresit nuk ishte të denonconte Noizy-n, por të tregonte njëanshmërinë e policisë. Në një intervistë për “Bluetooth”, “Gazeta Shqiptare”, Fatjona rrëfen se në fakt është ndjerë keq për ndalimin e Noizy-t nga policia.
Fatjona, si u ndjeve për shpalljen e Stresit në kërkim?
Keq, sigurisht keq. Është e padrejtë.
Pa kësaj ju u akuzuat se denoncuat Noizy-n për videon e tij me armë, Si qëndron e vërteta?
Jo, nuk është e vërtetë. Unë nuk kam bërë asnjë denoncim ndaj Noizy-t. Nuk kam shkuar tek autoritetet, nuk kam bërë asgjë kundër Noizy-t.
Por, statusi yt në rrjetet sociale mendon se i ka nxitur?
Përpara se ta thosha unë, videon e Noizy-t e kishin nxjerrë shumë media dhe ishte publikuar gjithandej. Unë isha një nga të shumtët, por e kishin publikuar shumë të tjerë përpara meje, po flas për portalet, mediat e tjera.
Po kur u arrestua Noizy, çfarë mendove?
Më erdhi keq, nuk duhej ta kishin ndaluar vetëm pse ndaluan vëllain tim, apo për të treguar diçka.
Mendon se policia është e njëanshme?
Po, është e njëanshme, me vëllain tim ka qenë e njëanshme.
Në fakt, çfarë raportesh ka familja juaj me atë të Noizy-t?
Baballarët tanë njihen, por çfarëdo që të kenë pasur në të shkuarën, ia kanë lënë së shkuarës. I kanë kaluar ato që kanë pasur më parë, tani kemi raporte të mira. Ata janë korrektë me njëri-tjetrin.
(Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: