Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka publikuar një foto ku sipas saj shikohet të jetë Sajmir Tahiri dhe Edi Rama që kanë dalë krah të kriminelëve.

Pas kreut të PD, Lulzim Basha, i cili zbuloi foton dhe emrin e kriminelit të kërkuar nga Interpol që sipas tij ka ndihmuar në fushatë kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet, edhe Kryemadhi nxorri një foto në Facebook.

“Edi Rama me koalicionin e tij të krimit! Këto janë pjesa e tepsisë dhe drejtuesit e timonit!” shkruan bashkangjitur fotos.

“Jemi një vend afër komunizmit. Basha, jam e bindur që nuk do pranojë që ky vend të qeveriset kga bandat, Rama është rrezik kombëtar dhe po bëhet dhe rajonal tani.

Ky vend po masakrohet, po rizgjohet konflikti mes bandave që i shërbyen në maksimum Ramës,” u shpreh më herët ajo në emisionin Opinion.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: