Pas daljes në opozitë, kanë ardhur dy dorëheqje të tjera nga radhët e drejtorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Panorama bën me dije se Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika ka paraqitur dorëheqjen.

Gjithashtu ka lëvizur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia, por ky i fundit është liruar nga detyra.

Sakaq pak ditë më parë erdhi edhe dorëheqja e parë nga drejtorët e LSI.

Pas betimit të qeverisë së re te Presidenti Meta, i larguari ishte kreu i ISHMP Ergys Agasi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: