TIRANE- Ministrja e re e Mbrojtjes Olta Xhacka mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

Olta Xhaçka bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, Edi Rama dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka mori detyrën, të cilën ia dorëzoi paraardhësja e saj, Mimi Kodheli. Xhaçka është e dyta femër që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas Mimi Kodheli, e cila drejtoi për 4 vite me radhë këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
thumbnail_IMG_0014

thumbnail_IMG_0051

thumbnail_IMG_0052

thumbnail_IMG_0059

thumbnail_IMG_0124
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: