TIRANE- Me sa duket diskutimi i çështjeve më të nxehta politike në vend mes krerëve të koaliconit qeverisës, është kthyer në praktikë të zhvillohet në një “restorant peshku”. Pas darkës me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e djeshme në një restorant në zonën e Pazarit të Ri, takim i cili ka zgjatur 4 orë, kreu i LSI-së Ilir Meta, ka zhvilluar sot një tjetër takim.

Pasditen e sotme, rreth orës 14:30, kreu i Kuvendit është parë të dalë nga zyra e tij bashkë me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, e prej andej janë drejtuar tek një restorant me prodhime deti.

Në takimin që ka zgjatur rreth 2 orë, mësohet se temë e diskutimit ka qenë situata politike në vend. Por nuk mund të thuhet me saktësi nëse kreu i LSI-së dhe ai i PDIU-së të kenë marrë ndonjë vendim në lidhje me ecurinë e koalicionit me Partinë Socialiste.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: