Skuadra e Manchester Cityt është eliminuar nga Kupa FA, pasi u mposht me rezultatin minimal 1 me 0 nga Wigan Athletic. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas u futën në fushë duke festuar. Por, një nga tifozët filloi të bënte shaka me yllin argjentinas, Kun Aguero.

Aguero nuk ishte në humor të mirë për shkak të kësaj disfate, dhe sigurisht që reagimi ishte “brutal”. Ai goditi njërin nga tifozët pa iu trembur syri edhe pse ishte i rrethuar nga dhjetra tifozë të Wiganit.
Tashmë Aguero do të jetë në telashe, pasi pret dënimin nga Federata Angleze e Futbollit

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb