Gian Piero Ventura, më në fund është paraqitur në një konferencë për shtyp në orën 00:13 minuta, gati dy orë pas përfundimit të ndeshjes kundër Suedisë dhe përjashtimit zyrtar të Italisë nga Kupa e Botës. Ai i zhgënjeu të gjithë teksa nuk njoftoi dorëheqjen e shumëpritur.

“Unë nuk jam dorëhequr akoma sepse unë nuk kam biseduar me presidentin. Dua të përgëzoj një nga një lojtarët, edhe pse me vonesë, unë kërkoj falje. Kur nuk merr një rezultat, të merituar apo të pamerituar, është e qartë se faji është i trajnerit. Nga ana sportive është një rezultat shumë i rëndë për ne. Ne kemi treguar gjithçka në fushë, por kam shumë vite në futboll dhe në fund duhet që unë ta pranoj atë se çfarë ndodhi. Unë jam krenar që kam qenë pjesë e ekipit të kombëtares italiane, dhe kam punuar me lojtarë të mëdhenj dhe të tjerë që unë shpresoj se do të bëhen të mëdhenj. Jam i “i vrarë” sepse sonte për herë të parë kam kuptuar se çfarë do të thotë të jesh trajner i ekipit kombëtar dhe është diçka me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe emocionuese. Falënderoj tifozët në San Siro që na përkrahen nga minuta e parë.” u shpreh Ventura, shkruan “BalkanWeb”.

A është një veprim i përgjegjshëm që të jepni dorëheqjen? “Unë nuk e di pse duhet të merren në konsideratë gjëra të tilla tani. Do të flas me Federatën për këtë çështje. Tonet do të jenë ato që kemi përdorur gjithmonë. Lamtumira e Buffon, De Rossi dhe të tjerëve? E diniM që Kupa e Botës për ato ishte gjithçka dhe më vjen me të vërtetë shumë keq. Unë u thashë atyre individualisht se sa keq më vjen”.

A keni dëshirën për të qëndruar dhe rindërtuar një Kombëtare të re? “Është një temë që mund të trajtohet, por nuk varet nga unë.”

A ndiheni keq për italianët?
“Absolutisht po, rezultati, jo nga angazhimi, por rezultati po, i cili duhet të ishte gjëja kryesore”.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb