Një tjetër Hysaj mund të bëhet pjesë e Serisë A. Pas Elseidit i cili tashmë është shndërruar në një lojtar kyç të formacionit të Napoli si dhe të kombëtares shqiptare, kushëriri i tij Alesio Hysaj është nën vëzhgim nga klubet e elitës së futbollit italian.

Mesfushori 18-vjeçar po bën paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Materës në Serinë C dhe ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të disa klubeve të Serisë A. Alesio Hysaj ka qenë pjesë edhe e kombëtares shqiptare U-19./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: