Ministri i Brendshëm italian, njëkohësisht dhe zëvendës/kryeministër në qeverinë Conte vijon reformat e programit të qeverisë së tij mes debateve e polemikave mediatike e politike.

Pas mbylljes së porteve ndaj anijeve me emigrantë klandestinë, që mbërrijnë përmes Mesdheut në brigjet italiane, Matteo Salvini ka deklaruar sot se Ministria e tij po punon për hartimin e një dosieri mbi çështjen e popullisisë rome në territorin italian.

“Do të bëjmë një regjistrim të popullsisë rome në territorin italian”, ka deklaruar ai.

“Një regjistër anagrafe me të dhënat e kësaj popullsie në territorin italian. Romët me nënshtetësi të huaj e pa leje qëndrimi do të dëbohen, ndërsa romët me shtetësi italiane do të qëndrojnë në Itali”, është shprehur Salvini.

Por ndaj deklaratave të numrit një të Minsitrisë së Brendshme italiane ka ardhur reagimi i Shoqatës së Romëve në Itali.

Kryetari i saj, Carlo Stasolla, ka deklaruar se “një regjistrim i popullsisë në bazë të etnisë, nuk e lejon Kushtetuta italiane.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: