TIRANE- Kreu i Shërbimit të Zjarrfikësesh në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj deklaroi se zjarri i përmasave të mëdha sot në një fabrikë riciklimi në Kashar është vënë nën kontroll.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Goxhaj tha se pasi u sigurua të lokalizohej vatra e zjarrit dhe mos të kishte rrezik për bizneset e tjera përreth, forcat e shërbimit të zjarrfikëses do të angazhohen për heqjen e resë së madhe të tymit, që duket pothuajse në gjithë Tiranën.

Ndërkohë banorët e zonës kanë raportuar për ‘BalkanWeb’ se herë pas here kanë dëgjuar shpërthime që vinin nga fabrika, ndërkohë që kreu i Shërbimit të Zjarrfikësesh tha se nuk ka vend për panik.

“Në momentin që reja e tymit është shfaqur, jemi në momentin përfundimtar. Fillimisht u përqendruam në magazinat që janë afër këtij biznesi, me sigurimin e magazinave, tani jemi të përqendruar tek objekti ku ra zjarri dhe reja e tymit do të ulet. Ne kemi angazhuar të gjitha forcat e zjarrfikëses këtu, janë në vendin e ngjarjes. Kemi edhe bashkëpunim nga bashkia Vorë dhe Durrës dhe bashkëpunim kemi nga mjetet e ushtrisë dhe nga botet e Bashkisë së Tiranës. Magazina ku u shfaq zjarri kanë qenë të rrezikshmërisë së lartë. Ne herë pas here e kemi këshilluar dhe ndëshkuar me masa administrative këtë fabrikë. Shpërthimet e herëpashershme kanë qenë të shkaktuara nga gazrat, dhe nuk ka arsye që të alarmohemi. Nuk ka rrezik as për qytetarët, as për punonjësit tanë dhe askënd. Po i japim goditjen e fundit.”, tha Goxhaj.
31116771_422791334813375_5989837880074174464_n

31081508_422791314813377_1965141232355115008_n

31172040_422791284813380_8127303963532853248_n

31117926_422791264813382_3944132858066501632_n

31087203_422791251480050_292172159697027072_n

tiran
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: