Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Pas futbollit i dedikohet boksit, stërvitja e Ferdinand para ndeshjes së parë si profesionist (Video)

rio ferdinand

Rio Ferdinand është i ‘pensionuar’ prej disa vitesh nga futbolli, por shpirti i tij siç është raportuar së fundmi nuk i ndahet sportit. 38-vjeçari që fitoi gjithçka me fanellën e “Djajve të Kuq” në periudhën 2002-2004, ka vendosur t’i dedikohet boksit.

“Boksi është një sport që më ka pëlqyer gjithnjë”, ka thënë Ferdinand. “Nuk ka sport më të mirë se ai për trupin dhe mendjen. Nuk mund ta marr lehtë një impenjim të tillë. Është një rast shumë i mirë për t’u treguar të gjithëve se jeta jonë mund të ndryshojë nëse duam, gjë që mund ta arrijmë me punë e sakrifica”.

“SPORTBible” ka publikuar një video nga stërvitja që Rio po zhvillon para se të debutojë si profesionist në sportin e boksit.

(e.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .