Xhani De Biazi në përfundim të takimit miqësor kundër Bosnjes që u humb me rezultatin 1-2 nuk ka nguruar të pranojë krizën që ka mbërthyer Kombëtaren shqiptare pas 4 disfatash rradhzi.

Gjthashtu në analizën e teknikut italian pas përfundimit të takimit theksohej se Shqipëria do arrijë të ringrihet dhe kjo nuk diskutohet. Për De Biazin lojtarë si Hysaj janë pikënisje dhe duke u mbështetur tek ai si kapiten gjërat do vijnë në vendin e duhur.

“Ekipi humbi një ndeshje miqësore por e rëndësishme ishte që u testuan mjaft lojtarë dhe kapiteni Hysaj është një nga futbollistat më të mirë të Shqipërisë. E futëm në loje si një nga më të mirët e kombëtares sonë dhe e justifikoi plotësisht.

Me punë më të madhe duhet të kapërcejmë krizën e rezultateve. Megjithatë ekipi ynë luan mirë dhe kështu ndodhi edhe sot. Situata që po kalojmë na mëson shumë gjëra. Humbjet na kushtojnë shumë, shumë ne trajnerëve. Kemi ekip shumë të mirë. Ata që e çuan Shqipërinë në Evropian tani pas 4 humbjesh po kryqëzohen por ne jemi në gjendje të shkojmë gjithmonë përpara”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb