Pas humbjes së Kombëtares në miqësoren me Bosnjën në “Elbasan Arena”, Ballist Morina i njohur ndryshe si “heroi” i Beogradit ka reaguar ashpër ndaj trajnerit Xhani De Biasi ku i kërkon largimin.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ballist Morina i kërkon trajnerit italian të largohet nga drejtimi i Shqipërisë dhe i përmend se nuk duhet të prekë benjaminët e tifozerisë kuqezi si Meha, Kaçe, Gashi, Abrashi dhe Xhaka.

Gjithashtu ai pozicionohet në krah të tifogrupit “Illyrian Elite” që shkaktoi një incident të rëndë për imazhin e tifozërisë shqiptare në Palermo gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri, pasi me me anë të fishekzjarrëve të hedhur dhe tymuesve ndërprenë ndeshjen për 9 minuta.
Screenshot001
Postimi i Ballist Morinës:
“De Biazi largohu!!!
Benjaminët tanë nuk preken!!
#Meha
#Kaçe
#Gashi
#Abrashi
#Xhaka
#QendrofortIllyrianElite”
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb