Edhe pse kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën, një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë.

“Zeri.info”, nga burime të saj mëson se, një kërkesë e tillë i është aprovuar vartësit të tij më i ulët, i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

Siç mësohet, Gjuriçit i është aprovuar kërkesa për ta vizituar Kosovën pas katër ndalesave që i janë bërë atij.

Po ashtu, mëson se vizita e Gjuriç në Kosovë do të jetë vetëm disa orë në veri të vendit dhe më pas do të kthehet përsëri në Serbi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb