Janë plot 7 vjet qëkur çifti Tony dhe Cherie Blair la Doëning Street. Prej asaj kohe ata thuhet se jetojnë vecmas. Pasi Blair nuk ishte më kryeministër cifti humbi papritur ndjenjën instiktive dashurore mes tyre në ditët e sotme flitet se kanë të ndara bizneset dhe cdo aktivitet shoqëror.

Cheri Blair sapo u lakua një ditë më parë në median shqiptare se ka kapur një kontratë fitimprurëse konsulence ligjore me qeverinë e Shqipërisë, pak më shumë se një vit pasi bashkëshorti i saj, Tony Blair, filloi të punojë si këshilltar zyrtar i saj.
Daily Mail publikon pjesë nga një libër, ku pretendohet se çifti është drejt ndarjes.

Jo vetëm kaq. Në libër tregohet se si Blair e ka bërë pasurinë e tij gjigande pasi la detyrën si kryeministër i Britanisë.

Aty theksohet se çifti ka perandori biznesi të ndara dhe rrallë shihen në publik.

Përplasjet në çift nisën pas raportimeve se Blair kishte një aferë me Ëendi Deng, ish- gruaja e manjatit të mediave, Rupert Murdoch.

Blair ishte mik i familjes së tyre, por më vonë u raportua se mes tij dhe gruas së shokut kishte një histori dashurie. Për këtë ‘love story’ nuk munguan as foto ku Blair dhe Deng shkëmbenin vështrime gjithë ndjenjë mes tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: