Pas Luvrit, miliarderi amerikan, Thomas Kaplan do të ekspozojë që prej sot në Muzeun kombëtar të Kinës, në sheshin ”Tienanmen” koleksionin privat të Rembrandtit dhe veprat e tjera të Shekullit të Artë holandez.

Koleksionuesi ka mbledhur në 50 vite 250 vepra të piktorit holandez, një pjesë e mirë e të cilave ekspozohen vazhdimisht në salla të ndryshme në mbarë botën.

Një koleksion prej 70 tablosh, 11 prej të cilave të Rembrandtit dhe një e Vermeer janë ekspozuar deri më 3 shtator në muzeun që ndodhet përballë mauzoleut që mban trupin e balsamosur të Mao Ce Dunit, themeluesit të regjimit komunist.

Muzeu kombëtar i Kinës pritet të jetë tashmë më i vizituari në botë, para Luvrit.

Tablotë e mjeshtrit holandez nga “Collection Leiden” të Kaplan do të shikohen nga qindra mijëra vizitorë kinezë.

Thomas Kaplan, i cili u bë i pasur me metalet e çmuara, filloi koleksionin e tij në vitin 2003.

Ky koleksion e merr emrin nga qyteti holandez me të njëjtin emër “Leyde”, nga ku kanë dalë në numër i madh piktorësh, përfshirë dhe Rembrandt.

Kina përbën etapën e parë të turneut botëror të kësaj ekspozite.

“Influenca kulturore e këtij vendi do të dhjetëfishohet në dekadat e ardhshme”, theksoi Kaplan.

Për atë, e ardhmja e veprave të Rembrandt do të jetë shumë e ndryshme në funksion të reagimit të Kinës për artin e tij.

Koleksionuesi shpreson që publiku kinez të mos shohë thjesht tek Rembrandt një artist perëndimor.

“Ne jemi të bindur që kjo mund të shërbejë si urë (…) Është vërtet një artist universal”, thekson Thomas Kaplan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: