Takimi Trump-Kim Jong Un po sjell edhe lëvizje të reja në arenën ndërkombëtare.
Rusia i kërkoi dje Këshillit të Sigurimit në OKB që të analizojë heqjen progresive të sanksioneve ekonomike kundër Koresë së Veriut pas marrëveshjes së nënshkruar me SHBA-në për denuklearizimin e vendit.

OKB-ja miratoi vitin e kaluar tre seri sanksionesh të ashpra kundër Phenianit, që prekin kryesisht eksportin e karbonit, hekurit, peshkimin dhe tekstilin, si dhe limitoi furnizimin e saj me naftë.

Këto masa u vendosën pas lëshimit të raketave dhe një testi bërthamor të kryer nga Pheniani, që u gjykua kërcënues nga komuniteti ndërkombëtar.