Ketë te premte i ftuar ne emisionin ‘Oktapod ‘te Turjan Hyskes, në intervistën përballë pasqyrës ishte Dj Vin Veli. Ai rrëfeu momentet e vështira qe ka kaluar prej humbjes se babait.

“Ishte e papritur, nuk mendoj se një karakter i forte nuk vuan, te gjithë vuajnë. Forca ime ka qene profesioni, atë periudhe nuk ndalova me axhenden dhe datat qe kisha, sepse e dija shume mire qe duke njohur natyrën e tij dhe mbështetjen qe me ka dhënë, e dija qe nuk do ma marrte për ters”, – shprehet ai.
6uyj7mh
Hera e fundit qe kam qare ka qene ditën kur ndërroi jete im ate, shprehet Vin Veli, ku shtoi se sa me shume kohe kalon, aq me shume e ndjen mungesën e të atit.

DJ i njohur foli edhe për lidhjet e tij, duke treguar qe ne jetën e tij kane qenë shume pak femra. Ai pohoi se ka tradhtuar në një lidhje, dhe ndjesia e te ndjerit keq e ka bere ate që mos bëjë me këtë veprim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: