Ka reaguar edhe klubi i Kukësit për ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër ku u sulmua trajneri Ernest Gjoka. Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, verilindorët shkruajnë se janë në mbështetje të trajnerit Gjoka dhe familjes së tij, teksa kërkojnë që autoritetet të vendosin para drejtësisë autorin e ngjarjes.

REAGIMI i KLUBIT TË KUKËSIT:
“Futboll Kub Kukësi dënon ashpër huliganizmin që u shfaq sot në fushën stërvitore të Vllaznisë “Reshit Rusi” në Shkodër, ndaj tranjerit Ernest Gjoka.

Ky gjest është një goditje e rëndë jo vetëm ndaj Ernest Gjokës, por për mbarë futbollin shqiptar.

Ndaj, kërkohet që tu thuhet ndal këtyre veprimeve antisportive, që njollosin jo vetëm futbollin shqiptar, por edhe më gjërë.

Futboll Klub Kukësi, shpreh konsideratën dhe mbështetjen e tij në keto momente për Ernes Gjokën dhe familjen e tij.

Ernest Gjoka ka qene tranjeri ynë, në kohën kur u shpallem kampionë gjithashtu dhe tranjeri aktual i ekipit më të vjetër në Shqipëri, i cili i ka sjellë emancipim futbollit dhe komunitetit sportiv.

Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësia, që sa më parë të vihen përpara përgjegjësisë këta njerëz, që me dhunën që ushtrojnë heqin imazhin paqësor që përcjell futbolli tek njerëzit.

T’i thuhet “NDAL” sa më parë dhunës dhe gjesteve antisportive në fushat e blerta.
FUTBOLL KLUB KUKËSI”.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb