Ndodh gjithmonë dhe nuk është hera e parë që parashikimet për fituesin e një kompeticioni të rëndësishëm të futbollit të bëhen nga një kafshë. Kujtojmë oktapodin Paul që parashikonte triumfin e Spanjës në Europianin e vitit 2008 dhe Botërorin e vitit 2010. Këtë herë, në Spanjë kanë bërë eksperiment me një kangur.

Mediat spanjolle zbulojnë që kanguri i quajtur, Green, ka bërë parashikimin e finalistëve të Champions League. Gjithashtu, edhe fituesin e kompeticionit madhor për klube.

Parashikimi i kangurit është bërë në këtë mënyrë:
Sipas mediave spanjolle, për 16 ekipet e kualifikuara nga faza e grupeve është bërë një logo e klubit përkatës me përmasa 20×20 centimetra. Të gjitha logot janë bashkuar dhe është formuar një katror rastësor. Këto katrorë i janë vënë përpara kangurit Green, i cili ka qenë i ngritur me dy këmbë. Kanguri që tashmë pritet të bëhet i famshëm ka vendosur fillimisht njërën dorë te logo e PSG. Dhe më pas, dorën tjetër tek ajo e Bayern Munchen.
Sipas eksperimentit të bërë nga supersticiozët spanjollë, finalja do të jetë PSG-Bayern Munchen. Dhe nga parashikimi i kangurit Green fitues do të jetë ekipi francez.

Kujtojmë që të dy ekipet u ndeshën edhe në fazën e grupeve, me PSG që fitoi 3-0 në Paris dhe Bayern Munchen u hakmorr në “Allianz Arena” duke fituar 3-1. Në 1/8-at e finaleve Bayern Munchen do të përballet me Besiktas dhe PSG me Real Madridin.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb