DURRËS- Grida Duma, kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, duket se po bën gjithnjë e më shumë për vete artistët. Menjëherë sapo u zyrtarizua emri i saj si kandidate për Bashkinë e Durrësit, aktorja durrsake, Olta Gixhari, tha se ishte e lumtur për kandidimin e një zonje si Grida në Durrës dhe, nëse ajo do fitonte, Olta do kthehej në Durrës.

Një tjetër artist ka dalë në përkrahje të zonjës Duma. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin. Siç ju të gjithë e dini, Mamaqi i ka shprehur gjithmonë bindjet e tij të djathta. Siç duket, Duma është e preferuar edhe nga Ermali, i cili ka shkuar në Durrës për të zhvilluar një intervistë me të, ku sigurisht nuk mund të rrinte pa e fiksuar takimin me të në një foto.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: