TIRANE– Pas zgjedhjes së kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku vetëm me votat e mazhorancës në Kuvend, PD-LSI kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët të grupeve të tyre parlamentare. Takimi ka nisur në orën 12:31 në selinë blu, dhe ka vijuar deri në orën 14:00.

Burime nga mbledhja thonë për “balkanWeb”, se dy partitë kanë vendosur për hapat që do ndiqen nga këto dy forca politike.

Mësohet se në mbledhjen e përbashkët është vendosur vijimi i protestave. Ndërkaq nuk është vendosur për djegie të mandateve.

Kujtojmë se zgjedhja e kryeprokurores së re u shoqërua me tensione dhe përplasje në Kuvend mes deputeteve të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa opozita zhvilloi edhe protestë jashtë Kuvendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: