“Tirona Fanatics” dje mbajti protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës lidhur me situatën në të cilën ndodhet klubi ku dhe nuk reshtën thirrjet për largimin e presidentit Refik Halili.

Edhe pas këtij reagimi të radhës, tifozët nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucioni që zotëron 34% të aksioneve të klubit. Duke parë situatën, “Tirona Fanatics” i bën edhe një herë thirrje bashkisë duke i vendosur 4 kushte që të ndërhyjë për të zgjidhur krizën që ka kapluar klubin.

Statusi i “Tirona Fanatics” në “facebook”
Tirona-470x641
1- Bashkia të marrë përgjegjësinë që i takon si aksionere në minorancë.

2- Të mbledhë menjëherë asamblenë e aksionerëve ku të diskutohet performanca sportive dhe financiare e KF Tirana. Në këtë mbledhje të kërkojë:

a) Shkarkimin e menjëhershëm të administratorit të klubit. Emërimin e një administratorit të ri pa lidhje me të vjetrit.

b) Shtimin e kapitalit nëpërmjet afrimit te aksionerëve të tjerë.

3- Auditimin nga një kompani e huaj dhe e paanshme te financave te KF Tirana ne vitet e fundit.

4- Zotimin se nuk do të përfshihet më në menaxhimin e aseteve fizike të klubit, siç u bë në janar me detyrimin për lejimin e skuadrave të tjera të luajnë në Selman Stermasi.

Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh do të konsideroheni bashkëfajtorë në masë të barabartë për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb