TIRANË- Një ditë pas kryeministrit Edi Rama sot ka qenë Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri që ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri. Tahiri ka mbërritur në zyrat e Bashkimit Europian në Tiranë dhe ka nisur takimin rreth orës 12:30 minuta ndërsa takimi ka përfunduar në orën 13:50.

Pas përfundimit të takimit, Ministri Tahiri ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku deklaroi se ka biseduar me ambasadorët për një sërë prioritetesh të Ministrisë së Brendshme.

“Patëm mundësi të bisedonim me ambasadorët për një sërë çështjesh, prioritete të Ministrisë së Brendshme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar kundër trafikut dhe tërë prioritetet në tërësi. Për ngritjen e byrosë së hetimit dhe luftën kundër parasë kriminale”, tha Tahiri.

I pyetur nëse mori ndonjë kritikë nga ana e ambasadorëve Tahiri tha “Mund të pyesni po nuk besoj”.

Ndërkohë që takimi sot vjen edhe pak ditë pas dëshmisë së një ish-shefi policie të shkarkuar dhe të akuzuar për shpërdoprim detyre. Dritan Zagani akuzon familjarë të ministrit Tahiri se luajnë trafiqet e drogës në qytetin e Vlorës.
Dje ne kryeministri ka qene kryeministri Edi Rama qe priti ambasadoret e BE.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: