TIRANE– Pasi ka dhënë lajmin e mirë për Shqipërinë, ku Komisionin Europian vendosi rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave me BE-në, shefja për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini, ka mbërritur në Tiranë.

Kryediplomatja europiane ka darkuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa takimet zyrtare do t’i nisë ditën e nesërme. Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme do të ketë takime me kryeministrin Rama, por edhe me Presidentin, Ilir Meta si dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kështu, paraditen e së mërkurës në orën 09:30 Mogherini do të zhvillojë takimin me presidentin Meta. Ndërsa më pas në orën 10:15 do të mbahet takimi zyrtar 1 orësh, Mogherini-Rama në orën 11:15, e më pas do ketë edhe një konferencë për shtyp.

Më pas në orën 12:00 do të mbahet edhe takimi i Mogherinit me përfaqësues të opozitës. Gjatë takimit me Bashën pritet të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb