TIRANE – Pas Ermal Metës dhe Rita orës, një tjetër këngëtare që jeton jashtë shtetit do të mbajë koncert në Tiranë. Më 1 dhe 3 qershor ishte Ermal Meta dhe Rita Ora, të cilët mblodhën në ‘Sheshin Skënderbej’ mijëra fansa.

Po ata nuk janë të vetmit që kthehen në vendin e lindjes për të dhënë koncert. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Fieri, Eleni Fourieira, e cila më 25 korrik do të performojë në Tiranë.

Ajo ka publikuar një foto me datat e koncertetve të saj në Europë dhe mes tyre ishte dhe Tirana. Në datën 25 korrik, Eleni Foureira do të vijë në Tiranë për të elektrizuar të gjithë skenën.

Eleni Foureira përfaqësoi Qipron në Eurovizion, ku mori dhe çmimin e tretë. Shqipëria u përfaqësua nga këngëtari Eugent Bushpepa, ndërsa këngëtari tjetër shqiptar Ermal Mata përfaqësoi Italinë.

Summer tour 2018 … stay tuned more to come… #fuegotour#foureira #fuego

A post shared by Eleni Foureira (@foureira) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: