TIRANE– Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek akuzat që lëshoi dje dëshmitari X, Albert Veliu, ku ky i fundit denonconte veprimtaritë e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhjafaj, vjen lëvizja e radhës nga Partia Demokratike.

Gazetarja Elda Menga raporton për ‘BalkanWeb’ se Basha do të zhvillojë ditën e sotme në orën 12:00 një mbledhje me aleatët në selinë e PD.

Po ashtu burimet thanë se priten të diskutohen disa çështje që lidhjen me lëvizjen e opozitës, ndërsa priten vendime të mëdha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: