Pas sanksioneve të ashpra nga SHBA ndaj Venezuelës, presidenti Nicolas Maduro i shtrin dorën Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar takim me presidentin Donald Trump.
Maduro e bëri njoftimin gjatë një fjalimi të gjatë të mbajtur para 545 anëtarëve të Asamblesë Kushtetuese në Venezuelë.
Maduro autorizoi ministrin e jashtëm për bisedime me Uashingtonin për të mundësuar takimin me presidentin amerikan kur të udhëtojë për në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së OKB. Maduro shpreson që SHBA të ndryshojnë qëndrim për Venezuelën, mbi të gjitha per sanksionet më të fundit të lancuara nga Uashingtoni për Karakasin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb